- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Tradhtia me Lewinsky, Bill Klinton: E bëra për të hequr stresin

95

Bill Clinton iu rikthye skandalit të tradhtisë me Monica Lewinsky në një dokumentar që trajton jetën e çiftit Clinton në vitet 1990. Ish-presidenti i SHBA-së thotë se ndihet “tmerrësisht keq” dhe kërkon të shpjegojë raportin e tij me Monica-n si një formë për të “menaxhuar ankthin”.

I pyetur se përse pati një marrëdhënie të tillë, Clinton tha se ishte një nga zgjedhjet që erdhën si rezultat i dëshirës për të përballuar presionin, zhgënjimin dhe frikën. Rrëfimi i tij u dokumentua në “Hillary”, një dokumentar që përmbledh jetën e ish-Zonjës së Parë dhe karrierën e kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë në 2016-n, Hillary Clinton.

“Ndonjëherë bëjmë gjëra që nuk duhet t’i bëjmë. Ishte e tmerrshme çfarë bëra,” tha Clinton.

Marrëdhënia e tij me Monica-n, 22-vjeçare asokohe, u pasua me akuzën e Dhomës së Përfaqësuesve për abuzim me pushtetin, por më pas Senati liroi ish-presidentin nga akuzat.

Monica Samille Lewinsky është një aktiviste, figurë publike, stiliste amerikane, emri i të cilës pushtoi mbarë botën pas skandalit në kohën kur punonte si praktikante në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia e tyre e fshehtë zgjati rreth viteve ’95-’97 dhe u bë publike në vitin 1998.

“Emri është MonicaLewinsky. Edhe pse shumë herë jam këshilluar ta ndërroj, nuk e kam bërë. U dashurova me shefin tim, ashtu si do të bënte çdo 22-vjeçare. Ndodh! Por, shefi im ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jam penduar për shumë arsye. Një prej të cilave është se shumë njerëz u lënduan. Brenda natës u shndërrova nga një person krejtësisht privat në një të turpëruar publikisht përmes internetit. Isha zero. Pata periudha që mendoja vetëvrasjen. U bëra e varur nga gjalpi i kikirikut dhe karamelet M&M, ndërsa mendimi më i shpejtë ishte ‘Dua të vdes’..”, deklaroi ajo para një audience të madhe rreth 5 vite më parë.

Bill Clinton flet për skandalin e tradhtisë

Monica ka pranuar se marrëdhënia u aprovua nga të dyja palët, hyri me dëshirë në një raport të tillë, por ka insistuar gjithmonë se çdo abuzim erdhi më vonë, kur u përpoqën ta bënin kurban për të mbrojtur pozitën e tij të fuqishme. Monica Lewinsky ka pranuar shpeshherë se skandali politik ia bëri të mundur ndërtimin e një karriere. Ajo theu heshtjen pasi një student gay i Universiteti Rutgers, Tyler Clement, vrau veten si pasojë e një poshtërimi publik.

Skandali Clinton-Lewinsky ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së mediave, pavarësisht se kanë kaluar shumë kohë. Hillary Clinton, kur promovoi librin e saj “Hard Choices”, në një intervistë për Diane Sawyer foli publikisht për marrëdhënien e bashkëshortit me Lewinsky-n:

“Unë i uroj gjithë të mirat. Shpresoj që ajo të mendojë për të ardhmen e saj dhe të ndërtojë një jetë, në të cilën gjen kuptim e kënaqësi”.

Përsa i përket tradhtisë, në librin e saj të kujtimeve, “Çfarë ndodhi”, Hillary ka shkruar:

“Kishte momente kur isha shumë e pasigurt nëse martesa jonë do t’ia dilte mbanë apo jo. Gjatë atyre momenteve, i bëja vetes pyetje që më interesonin: A e dua akoma? A mund ta vazhdoj këtë martesë pa humbur vetveten, pa u shkatërruar nga inati, mëria apo shkëputja?”

Në 2016-n, ajo foli për skandalin:

“Ishte shumë e vështirë. Ishte e dhimbshme. Pata mbështetjen e miqve. I kisha gjithmonë pranë. Më vizitonin shpesh, më bënin për të qeshur, më rekomandonin libra, dilnim shëtitje dhe hanim ushqim të pashëndetshëm. Më parë ndihesha sikur po ecja në një litar të tendosur pa një rrjetë mbrojtëse. Tani po i shemb gjithë muret që kam ndërtuar rreth vetes.”

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: