- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Vazquez: Reali mund ta fitojë La Ligan, Benzema sulmuesi më i mirë në botë

0

Lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, insiston se Los Blancos ende kanë mundësi ta fitojnë titullin në La Liga.

Spanjolli vazhdoi duke thënë se Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë, ndërsa shpreson që skaudra të vazhdojë me ndeshje të mirë.

“Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe atëherë të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Vazquez, i cituar nga Marca.

Festa te goli i Gareth Bales (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ky është Real Madrid dhe ne do të përpiqemi deri në fund dhe do ta bëjmë gjithmonë, ekipet mbi ne mund të rrëshqasin dhe ne duam të marrim avantazhet e kësaj”.

“Karim Benzema? Ai është sulmuesi më i mirë në botë, punon shumë, ai shënon gola dhe i ofron shumë kësaj skuadre”.

“Kishim një ndeshje mjaft të mirë ndaj Espanyolit, kemi intensitet në lojën tonë dhe shënuam katër gola. Duam të vazhdojmë kështu në çdo ndeshje”, ka shtuar spanjolli.

Pas fitores 2-4 ndaj Espanyolit skuadra e Santiago Solarit renditet në vendin e tretë në La Liga me 10 pikë më pak se lideri Barcelona.

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: