- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Haradinaj komenton deklaratën e presidentit Thaçi për borën, flet edhe për rrëzimin e qeverisë

36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar postimin e bërë nga presidenti i Kosovës se bora ka nis të shkrihet dhe shpreson që të mos bëhet skllotë.

“Shumë vështirë e kam me komentu atë që ka paralajmëru Presidenti ne kemi kohë që s’jemi taku nuk po e di për çka ka mendu konkret. Ne po punojmë në materien e një marrëveshje po vëmë çdo gjë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, tha ai.

Ndërkohë kur është pyetur se a ka marrëdhënie të ngrira me Presidentin, ai tha se ka kohë që nuk janë takuar një për një.

“Kemi pasur takime shumëpalëshe por një me një nuk jemi takuar, ka një kohë”, tha ai.

“Në momentin kur jam pyetur dhe kur kam përmendur borën kam qenë në një ngjarje dhe nuk kam dashur t’i përziej mesazhet. Nuk mund t’i komentoj të tjerat çka kanë pasuar”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka folur për grevat, për të cilat tha se i mirëkupton dhe se veprimet e tilla sindikale janë krejt normale.

Ai tha se e mirëpret edhe vendimin e Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë nëse i siguron 61 vota.

“Grevat janë rezultat i ligjit, të gjithë po kërkojnë pozicione më të mira në ligj. Është krejt normale që ka greva kur bënë ligj. Të gjithë e kanë frikën se si do t’i pozicionoj ligji. Çdo vit do të pasojnë rritjet por do të kemi ligj për pagat. Besoj që do të jemi gati për ligjin. Kjo puna e rrëzimit të Qeverisë po vazhdon prej ditës që ia kam nisur, nëse i kanë 61 vota unë e mirëpres vendimin”, tha ai.

Kryeministri ka siguruar edhe njëherë prindërit se orët e humbura mësimore do të kompensohen.

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: