- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Rrëfimi jetësor i Cimës: Nga oferta për t’u bërë futbollist i Dinamo Zagrebit deri tek një humorist

0

Humoristi i njohur Rasim Thaçi i njohur në publik si “Cima”, në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka ardhur me një rrëfim tejet interesantë për të kaluarën e tij.

I lindur në Llapushnik të Drenasit, Cima thotë se qysh i vogël është zhvendosur në Prishtinë dhe se tashmë është një “sheherli i vërtet”.

Ai ka treguar se një kohë ka jetuar në Shtërpcë sepse babai i tij ka qenë komandant i policisë së asaj kohe, për çka Cima thotë se nuk e ka problem të tregoj asnjëherë.

“Duke iu falënderuar babait kemi bërë jetë të mirë. Të tregoj drejtë, kush ka qenë në Lidhjen Komuniste janë jetuar shumë mirë”.

Humoristi kujton me nostalgji të kaluarën në fshat, por thotë se në atë kohë jeta në Llapushnik ka qenë e vështirë, pasi sipas tij sistemi komunist e ka dëmtuar shumë fshatin.

“Sot do të isha kthyer me dëshirë të jetoj në fshat, pasi qytetet janë degraduar… Tash po e dimë të gjithë, Prishtina për disa muaj po e zë vendin e parë në botë për ndotje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Rasim Thaçi i cili është edhe prindi i këngëtares së njohur Adelina Thaçi thotë se e bija i ka trashëguar talentin e humorit, por sipas tij ajo “aksidentalisht ka përfunduar në muzikë”.

Cima tregon se ka qenë një futbollist mjaft i mirë i cili edhe ka shënuar mjaft gola. Ai thotë se ka pasur oferta edhe nga Dinamo e Zagrebit, por sipas tij humori në shpirt që ka pasur nuk e ka lejuar të zhvillojë karrierë në futboll.

“Kam bërë gabime në fushë. I dhuroja topin portierit në momentin kur mundesha të shënoja. Mos serioziteti im në fushë më pengoi. Njëherë i dhashë vetes gol, vetëm për të bërë sensacion për publikun”, rrëfen më tej humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima.

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: