- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Çfarë të bëj kur jam në Stamboll?

0

Stambolli, ky qytet që shtrihet në dy kontinente, aty ku Lindja takon Perëndimin dhe Evropa përqafon Azinë. Sot Stambolli është njëri ndër vendet më të vizituara në botë nga turistë që vijnë nga katër anët e globit — vend që ofron shumë vende historike, moderne e shpirtërore. Kur vizitoni Stambollin, patjetër në listën tuaj duhet të jenë këto vende dhe aktivite, në mënyrë që sa më shumë të përjetoni magjinë që ofron ajo.

Pallati Topkapi E njohur edhe si zemra e Perandorisë Osmane, Pallati Topkapi ishte shtëpia e sulltanëve për 400 vite me radhë, nga 624 vite sa patën pushtet gjithsej. Ky pallat përmban katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa të vogla. Në pikun e saj, pallati ishte strehim i deri 4000 personave.

Aja Sofia Kryevepra e Bizantinëve e ndërtuar nga Perandori Justinian në vitin 537, ishte katderalja më e madhe në botë për nëntë shekuj me radhë. Pas pushtimit të Konstandinopojës nga Perandoria Osmane në vitin 1453, kjo u shndërrua në xhami përpara se të konvertohej në muze. Ndjeni peshën e saj historike në hapësirat që jehojnë dhe më pas zbuloni mozaikun e mrekullueshëm në galeritë e saj.

Xhamia Blu E ndërtuar për Aja Sofias në shekullin XVII, Xhamia Blu, apo siç njihet ndryshe edhe Xhamia e Sulltan Ahmedit, është njëra ndër xhamitë rralla në botë që ka gjashtë minare. Është pjesa e saj e mrekullueshme e brendshme e dekoruar me pllaka blu që mbulojnë muret, ajo që i ka dhënë emrin. Kjo xhami është e hapur edhe për jo- muslimanët, por gjithashtu shërben edhe vend faljeje.

Ushqimi Ju do të mahniteni nga zgjedhja që keni sa i përket ushqimit të shijshëm që ofrohet në Stamboll, thuajse në çdo qosh të saj. Duke filluar nga supat, peshku, kebabi, gjellërat e ndryshme, mundësia e zgjedhjes është shumë e madhe për çdo shije dhe atë me çmime shumë të arsyeshme.

Pazari i Madh Njëra ndër atraksionet më të mëdha, pa dyshim se është edhe Pazari i Madh në Stamboll, që është njëri ndër tregjet më të vjetra të mbyllura që ka 3000 dyqane dhe tërheq nga 250’000 deri në 300’000 vizitorë në ditë.

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: