- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Te Real Madridi pajtohen për transferimin e Hazardit

27

Bosët e Real Madridit janë pajtuar që të transferojnë Eden Hazardin gjatë verës në Spanjë.

Marca shkruann se Los Blancos kanë rënë në përfundim se Hazard është njeriu i cili është zëvëndësues afatgjatë i Cristiano Ronaldos.

Futbollisti 28 vjeçar po ashtu ka vendosur që të nënshkruajë për gjigantët e La Ligas dhe refuzimet e Chelseat pritet të marrin fund.

Hazard ka refuzuar rinovimin me klubin londinez dhe do të jetë gati për transferim.

Chelsea e di dëshirën e lojtarit për kalim te Reali, por nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij për pak para.

90 milionë euro kushton lirimi nga kontrata i Hazard dhe Chelsea nuk do të lëshojë pe.

Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2020.

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: