- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Shtatë futbollistët që do të largohen gjatë verës prej Realit

0

Real Madrid është duke kaluar nëpër një fazë të rezultateve të dobëta në La Liga.

Madrilenët gjatë verës kanë humbur shërbimet e Cristiano Ronaldos, por duket se edhe gjatë qershorit do të ketë largime të reja.

E përditshmja sportive spanjolle, Marca ka shkruar sot se në listën e shitjes janë edhe shtatë lojtarë të tjerë.

Gareth Bale, Luka Modric, Marcelo, Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Isco dhe Keylor Navas pritet të mos jenë më pjesë e ekipit ‘mbretëror’.

Edhe pse disa prej tyre janë përfol se do të shiten gjatë dimrit, Reali ka vendosur që të apostrofuarit t’i shes gjatë verës.

Gjithashtu në planin e revolucionit të Los Blancos është në plan një trajner i ri, ku përmenden emrat e Jose Mourinho, Massimilliano Allegri dhe Mauricio Pochetino.

Ndryshe, Reali aktualisht zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me 33 pikë, përkatësisht ka dhjetë më pak se lideri, Barcelona.

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: