- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Guinness

0

Se shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një herë në librari. Emri i saj përmendej në Amerikë në prodhime kinematografike e seriale të kohës, gjendej gjithandej në shtypin e përditshëm dhe titujt e librave zinin njëri-tjetrin.

Mirëpo, edhe pse sasia nuk mund të tregojë cilësinë, librat e saj kanë qëndruar në krye të listës si librat më të shitur në Amerikë për plot 381 javë, njëra pas tjetrës! Për këtë arsye, në vitin 1989, librat e saj kanë hyrë në librin Guinness të rekordeve.

Shkrimtarja amerikane është ndër autoret më prodhimtare në kohën e sotme, pavarësisht që kritika letrare s’e ka përfshirë ndonjëherë në emrat cilësorë të letërsisë amerikane apo edhe asaj botërore. Ajo ka shkruar mesatarisht nga një libër në vit. Duke qenë vazhdimisht bestseller, Steel është edhe shkrimtarja e dytë e gjallë më e pasur në botë, pas britanikes J.K.Rowling. Rekordin e shitjeve të librave të të gjithë kohërave e mban ende Agatha Christie dhe William Shakespeare. /Panorama/

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: