- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

- Reklama juaj këtu -

Samsung do të lansojë 5 variante të ndryshme të Galaxy S10 këtë vit

18

Një shumëllojshmëri burimesh kanë pohuar në muajt e fundit se Samsung do të lansojë katër modele të Galaxy S10 vitin e ardhshëm, duke përfshirë një telefon 5G që do të goditë disa tregje në një moment pas publikimit të tri versioneve.

Që atëherë ne kemi mësuar edhe emrat e supozuar të këtyre produkteve, përfshirë Galaxy S10 Lite, Galaxy S10 Edge, Galaxy S10 Plus dhe Galaxy S10 5G. Por një raport i ri tani thotë se mund të ketë një telefon të pestë në arritje

Pajisja e pestë është Galaxy S10 Bolt, TechTastic shpjegon, një telefon që do të ndaj tiparet e Galaxy S10 5G. Sipas blogut holandez, versionet 5G dhe Bolt janë kryesisht të ngjashme, por Bolt do të jetë një telefon ekskluziv i Verizon që posedon një bateri më të madhe – megjithatë, madhësia aktuale e baterisë nuk është e specifikuar, përcjell Telegrafi.

Të dy telefonat informohet se do të shfaqin një ekran të lakuar me 6.7 inç, procesorin Qualcomm Snapdragon 855 ose Exynos 9820, dy kamera të përparme, katër kamera të pasme, sensorë tejzanor në ekran, lidhje 5G dhe një pjesë të pasme qeramike.

Të tre telefonat e tjerë do të mundësohen nga dyshja e njëjtë e procesorit, por do të kenë konfigurime të ndryshme kamerash dhe madhësi tjera të ekranit.

Ndërkohë, Galaxy S10 Lite do të ketë të njëjtën konfigurim të kamerës si Galaxy S10 i rregullt, por do të vijë me një ekran të sheshtë dhe një sensorë të gjurmëve të gishtërinjve.

Komento

Emaili juaj nuk do të publikohet!

%d bloggers like this: